75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Cana flet për Kombëtaren e Kilit, kujton kohën kur luajti kundër Arturo Vidalit

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të luaj miqësoren e parë për vitin 2024 dhe si kundërshtar do ta ketë Kilin, në Parma të Italisë.

Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar ka dhënë një intervistë për “AS” në Kilë, ku foli për ndeshjen dhe për disa futbollistë, si Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, shkruan Indeksonline

UEFA Europa Conference League on X: "Lorik Cana x 🏆 #UECLfinal  https://t.co/BpZF5Rxe8D" / X

Çfarë mund të thuash për ekipin shqiptar?

“Shqiëpria ka një ekip të ri dhe shumë të mirë. Ne u kualifikuam të parët në grupin tonë në Euro 2024 dhe kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira. Ka një të ardhme të mirë përpara, me lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani dhe Broja”

Kili, nga ana juaj? Ka rënë kohëve të fundit, çfarë mendoni ju?

“Në të dhënat tona, skuadra e Kilit do të jetë gjithmonë shumë i mirë dhe do të ketë lojtarë të nivelit të lartë. Nuk po kalojnë momentin më të mirë, por me siguri se do të kthehen të fuqishëm”

Cilët lojatër kilianë i adhuroni?

“Jam rritur duke shikuar Ivan Zamoranon te Real Madrid. Është i pari që më vjen në mendje. Kam luajtur edhe në Lazio me Marcelo Salas”

Kur ishit te Lazio, keni luajtur kundër Arturo Vidalit. Si e kujtoni?

“Po, pata kënaqësinë të luaja kundër një futbollisti të nivelit të lartë si Arturo Vidal. Ai është një lojtar i madh, me një mentalitet të klasit të parë. Ai është një luftëtar i vërtetë në fushë, me cilësi të mëdha. Ai fitoi shumë në Itali dhe bëri shumë mirë kudo që shkoi”.

Dhe në lidhje me të kaluarën në Marseille, ju pyes për Alexis Sanchezin?

“Alexis Sanchez është një lojtar fantastik, me një karrierë të madhe. Doja shumë që ai të qëndronte më gjatë në Marseille. Ai kishte mentalitetin e duhur për të bërë mirë në një klub dhe në qytet kaq emocionues qysh është Marseja”./Indeksonline/