75 Mall Live Search
23:36 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Cana: Më pikën lotët kur tifozët e Vëllaznimit duartrokitën 89-shin pas humbjes së rëndë

Kryetari i Vëllaznimit, Agim Cana, ka diskutuar mbi rrjedhën e edicionit që po mbyllet dhe ndeshjen e barazhit ndaj Trepcës ’89.

“Mbarë opinion shqiptar e di shumë mirë pasionin dhe dashurinë e gjakovarëve për futbollin dhe për Vëllaznimin. Ndoshta është pak e tepërt, por duhet ta pranojmë”, deklaroi Cana në ‘Duelin Sportiv’.

“Pas ndeshjes ndaj 89-shit ku humbëm 4:0 në Gjakovë, i gjithë stadiumi duartrokiti fitoren e mysafirëve dhe unë ia zgjata dorën presidentit mysafir. Kur stadium duartrokiti pas humbjes së rëndë, mua më pikën lotët. Ky është një shembull që duhet të ndodh në të gjitha stadiumet”.

“Sa i përket klubeve, Feronikeli është një shembull që duhet të merret nga cdo klub. Feronikelit i ka shkuar si një engjull ai kryetar që po jep gjithcka nga vetja”.

“Sa i përket barazhit, ne do të japim maksimumin, por presioni është te 89-shi sepse ata janë në Superligë. Nëse humbim, e që është normale, atëherë do ta bëjë një reformë të madhe”, shtoi ai.