75 Mall Live Search
21:44 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

Cana ndan rrugët me Dukagjinin

Gazetarja e njohur, Genta Cana, i ka ndarë rrugët me RTV Dukagjini.

Pas një sezoni të suksesshëm të emisionit “Pak pa thënë natën e mirë”, ajo vendosi të përfundojë rrugëtimin e saj në këtë shtëpi mediatike.

“Një vit më parë mora përsipër drejtimin e “Pak pa thënë natën e mirë”, një projekt ku çdo natë solli shumë personazhe e pati miliona klikime në rrjete sociale.

Pas përfundimit të këtij cikli, kam vendosur të largohem nga TV Dukagjini dhe ky projekt.

Faleminderit për mbështetjen!” u shpreh Cana.

Ajo nuk tha diçka shtesë për projektet e saj të reja, duke u shprehur vetëm se është e gatshme për një kapitull të ri.