75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / A. M.

Cana reagon ndaj Andin Lokajt, i cili i quajti të paaftë futbollistët e kombëtares shqiptare!

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana i ka reaguar Andin Lokajt, komentatorit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili i quajti të paaftë futbollistët e kombëtares shqiptare të martën.

Cana, në Instagram ka publikuar të mërkurën një fotografi të Lokajt që e shfaq atë si palaço.

Radio Televizioni i Kosovës njoftoi të martën në një përgjigje për mediumin online Paparaci, se ka hapur rast ndaj Lokajt.

Festim Kabashi, drejtori televiziv i RTK-së, u shpreh se çështja do të trajtohet “konform rregulloreve të RTK-së”.

Ndërkaq, tifogrupi nga Prishtina, “Plisat” e shpallën Lokajn person “non-grata” në Prishtinë.