Çanak: Kosova është shtet i pavarur, s’e konsideroj veten tradhtar për shkak të një mendimi të tillë

Ish deputeti serb, Nenad Çanak, ka thënë se mendon që “Kosova është shtet i pavarur”.
Çanak ka thënë për televizionin serb “Happy TV” se ai mendon kështu personalisht dhe që sipas tij, serbët mund të binden për këtë gjë nëse shkojnë në Gjakovë.
“Për mua personalisht, Kosova është shtet i pavarur. Ju mjafton të shkoni deri në Gjakovë dhe të shihni se ata e kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon”, u shpreh tutje ai.
Ai ka thënë se nuk e konsideron veten “tradhtar për shkak të një mendimi të tillë”.Tutje Çanak ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “diku ka qëndrime të sakta e diku me interesa politike”.“Situata nuk është krejtësisht bardh e zi, siç thonë disa. Po t’i mbyllësh sytë, të mos shohësh në mënyrë patriotike se si është realiteti, s’është politikë e mirë”, ka thënë ai.
Ndryshe, ish deputeti serb është nder politikanet e rrallë që nuk e mohon se shteti i Kosovës është një fakt i pahomueshëm.
Për këto qëndrime ai është kundërshtuar më të madhe nga drejtuesit e shtetit serb.