Cancelo drejt largimit nga Al-Hilali, klubet e mëdha interesohen për të
Joao Cancelo është afër të bëjë rikthimin e tij në futbollin evropian.
Minutat e pakta me gjigantët arab, po e bëjnë portugezin të mendojë rreth të ardhmes së tij.
Interesim konkret ka nga ish-skuadra e tij Inter, që dëshirojë ta marrë atë në formë huazimi.
Interesim ka edhe nga ish-skuadrat tjera si Juventus dhe Barcelona, që po e monitorojnë situatën e tij.
Cancelo, bëri këtë sezon vetëm 6 paraqitje me Al-Hilalin ku shënoi 1 gol dhe 2 asiste./IndeksOnline/

