Cancelo parapëlqen Arabinë Saudite, i dërgohet oferta e parë Manchester Cityt

Mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Joao Cancelo është afër të bëjë një ndryshim në karrierën e tij.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal ka dërguar ofertën e parë te Manchester City për mbrojtësin e krahut, shkruan Indeksonline
Cancelo sezonin e kaluar ishte i huazuar te Barcelona dhe sërish ka marrë informacione nga trajneri Pep Guardiola se nuk bën pjesë në planet e tij.
Al Hilal pritet të përforcohet me Cancelon dhe të luftoj për të gjitha trofetë, ashtu siç bëri edicionin e kaluar.
Cancelo pritet të vendos për të ardhmen e tij shumë shpejt, kurse te skuadra arabe nëse transferohet do të punojë me trajnerin nga Portugalia, Jorge Jesus./Indeksonline/
🚨🔵 Al Hilal have submitted formal bid to sign João Cancelo as negotiations are underway with Man City and player’s camp.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 22, 2024
He’s the first choice for Portuguese manager Jorge Jesus.
In case of Cancelo’s arrival, Al Hilal RB Saud Abdulhamid could join AS Roma as talks took place. pic.twitter.com/pMyjo1cl7X