75 Mall Live Search
19:04 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Cancelo përfundon me sukses testet mjekësore para rikthimit te Barcelona

Joao Cancelo do të rikthehet te Barcelona.

Portugezi, do të vijë në formë huazimi nga Al-Hilal ku kishte humbur edhe vendin në formacionin startues të Simone Inzaghit.

Cancelo, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar drejt Barcelonës, ku ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore, ku nesër do t’i bashkohet edhe zyrtarisht.

Ai kishte qenë pjesë e Barçës, në sezonin 2023/24 ku kishte bërë 42 paraqitje dhe kishte shënuar 4 gola./IndeksOnline/