75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / Gj Sh

Cancelo thumbon Realin në prezantimin e tij te Barcelona

Joao Cancelo është prezantuar si lojtar i ri i Barcelonës.

Mbrojtësi portugez është rikthyer te skuadra katalanase, ku do të jetë i huazuar deri në përfundim të sezonit nga Al Hilal, shkruan IndeksOnline.

Cancelo është përfshirë në rivalitetin që ka Barceona dhe Real Madridi, duke thumbuar klubin mbretëror.

Ai tha se nuk dëshiron të shoh një klub të madh duke u fundsur, duke u referuar ngjarjeve të fundit.

“Forma e Real Madridit? Një klub i madh nuk dëshiron të shohë një klub tjetër të madh duke u fundosur. Barça gjithmonë përpiqet të fitojë, pavarësisht nëse Madridi po bën mirë apo dobët.”, ka deklaruar Cancelo./IndeksOnline/