Cannavaro viziton Carlo Ancelottin te Kombëtarja e Brazilit
Ish-futbollisti i njohur dhe aktualisht trajner i përfaqësueses së Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, ka vizituar sot selinë e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) në Rio de Janeiro.
Cannavaro u prit nga trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, si dhe nga koordinatori i përfaqësueseve të meshkujve, Rodrigo Caetano, shkruan Indeksonline
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku palët shkëmbyen ide dhe përvoja rreth futbollit dhe zhvillimit të ekipeve kombëtare.
Bisedat mes figurave të mëdha të futbollit botëror u vlerësuan si shumë pozitive, duke theksuar respektin e ndërsjellë dhe lidhjet profesionale mes trajnerëve me karrierë të pasur ndërkombëtare./Indeksonline/

