Çanta e Altinit, djaloshit të vrarë nga serbët në Kosovë, trupi i të cilit ende kërkohet
Altini ishte tifoz i ekipit gjerman Bayern Munchen. Ai u vra nga terroristët serbë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, transmeton Indeksonline.
20 vite më vonë, çanta me libra e fletore dhe stemën e Bayernit përmbi mbetet e pashfrytëzuar dhe në gjendjen e njejtë që ishte kur Altini shkonte në klasën e 4-të.
Ai është në mesin e 109 fëmijëve që ende nuk ju është gjetur trupi.
Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 1133 fëmijë gjatë luftës në Kosovë.
/Indeksonline/