10:06 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / C E

Capello akuzon Sarrin për eliminimin e Juventusit

Juventusi përshëndetet që në 1/8 finales me Champions-in.  Bardhezinjtë u dërguan në shtëpi nga Olympique Lyon.

Fitorja e mbrëmshme 2-1 nuk mjaftoi të zhbëjë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë.

Fabio Capello, nga studio e “Sky Sport”, komentoi zgjedhjet e Sarrit, “tridentin” sulmues me Bernardeschi dhe rreshtoi Cuadrado si mbrojtës të majtë të plotë, në vend që ta vendoste kolumbianin në atë krah të mesfushës, më lart.

“Unë do ta vendosja Cuadrado pjesë të “tridentit”  ofensiv. E kisha lexuar Juventusin në një mënyrë tjetër. Mendova se, që nga fillimi, Cuadrado do të luante në vend të Bernardeschi. Kjo ishte një lëvizje që nuk funksionoi”.

Ish-trajneri i Juventusit foli edhe për aktivizimin e Dybala në minutën e 70-të, por që doli nga fusha në minutën e 84-t për shkak të një rikthimi të problemit muskulor.

“Rreziku me Dybala nuk duhej të merrej përsipër”.

Për ndeshjen e mbrëmshme, bardhezinjve, të cilët nuk kishin në dispozicion as Douglas Costa, iu desh të aktivizonin Marco Olivieri. Capello sqaroi se mungesa e elasticitetit në modulin e lojës e penalizoi Sarrin, veçanërisht në fazën nale të sezonit.

“Trajneri duhet të kuptojë se çfarë ka në dorë, nuk ekziston vetëm një sistem loje. Ai duhet të jetë fleksibël. Unë e përgëzova dikur Sarrin, sepse kishte treguar përshtatje, por më duket se në një moment të caktuar, ky guxim i mungonte. Kjo lloj ndeshjeje nxjerr në pah cilësitë e lojtarëve. Vetëm Ronaldo ra në sy, sepse të tjerët sonte ishin në hije…”