Capello kritikon Interin: E pabesueshme, asnjë lojtar nuk arrinte të driblonte kundërshtarin!
Tekniku Italian, Fabio Capello ka bërë kritika të ashpëra ndaj futbollisteve të Interit dhe trajnerit Christian Chivu, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ai tha se ishte e pabesueshme se asnjë lojtar i Interit nuk arrinte të driblonte futbollistët kundërshtar, shkruan IndeksOnline.
“E pashë Interin shumë të ngadaltë në të gjitha lëvizjet e tyre, duke mos pasur ritëm: ata u përpoqën të futeshin në qendër dhe dështuan, por ajo që më bëri përshtypje ishte se askush nuk ishte në gjendje të driblonte kundërshtarin: asnjë ndeshje një me një, asnjë driblim dhe pak ndryshime drejtimi,
Në pjesën e parë, lojtarët e Chivu-së shpesh luanin në të djathtë, por pa krijuar ndonjë rrezik të vërtetë. Mendova se Dimarco mund të kishte qenë lojtari shtesë, por atij nuk iu bë kurrë ndonjë ndryshim drejtimi. Dhe kjo e penalizoi Interin”, ka deklaruar Capello.
Kujtojmë se Interi mbrëmë u mposht nga Bodo Glimt në ”Guiseppe Meazza”, me rezultat 2-1, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm, 5-2./IndeksOnline/

