75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Capello: Ronaldo më krijoi shumë probleme, kur u largua filluan punët për së mbari

Fabio Capello dhe Ronaldo Fenomeni punuan së bashku te Real Madrid për gjysmë sezoni. Nga korriku 2006 deri në janar 2007 kur braziliani u transferua te Milani.

Gjashtë muaj në të cilat trajneri italian kishte kohë të shihte se sulmuesi brazilian kishte një talent të jashtëzakonshëm dhe se futbolli nuk ishte më përparësia e tij, shkruan Indeksonline.

Në një bisedë me televizionin Sky Sport, Capello kujton se si ishte marrëdhënia e tij me Ronaldon, me të cilin tani ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme.

“Talenti më i madh që kam trajnuar është Ronaldo, “Fenomeni”. Dhe në të njëjtën kohë ai ishte ai që krijoi problemet më të mëdha për mua në dhomën e veshjes. Ai dikur bënte festa, çdo gjë. Një herë Van Nistelrooy më tha: zotëri, por këtu në dhomën e zhveshjes kundërmon erë alkooli”, ka thënë Capello.

Trajneri italian siguron që atë sezon, skuadra filloi të përmirësohej me largimin e brazilianit drejt Milanit dhe se u fitua La Liga.

“Pastaj kur Ronaldo shkoi në Milano dhe ne filluam të fitonim, por nëse flasim për talent, ai ishte më i madhi, pa dyshim”, tha ndër të tjerash trajneri italian.

Capello sqaroi se ai ka një marrëdhënie të mirë me Ronaldon dhe se kur shohin njëri-tjetrin ata flasin me mirësi dhe me kënaqësi. /IndeksOnline/