75 Mall Live Search
18:55 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Capello tallet me eliminimin e Spanjës nga Kupa e Botës

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka komentuar eliminim e Spanjës nga Kupa e Botës.

Ai është tallur me stilin ”Tika Tika” që e ka përdorur kombëtarja spanjolle tash e sa vite, transmeton IndeksOnline.

Capello ka deklaruar se kjo taktik mund të funksionojë në disa raste por nuk mund të bëhet sistem, dhe ”Tika Taka” do ta ketë fundin në Katar.

”Është një formulë që mund të funksionojë në disa raste dhe në disa kontekste, por nuk mund të bëhet sistem. Figura e qendërsulmuesit është thelbësore.

Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, është joproduktive. Futbolli i Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Le të kujtojmë se Barça kishte yje si Messi apo Iniesta në fazat e tyre më të mira për të interpretuar skenarin.”, ka thënë Capello./IndeksOnline/