75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Lajm i madh/ Capital T pjesë e një filmi amerikan, xhirimet do të bëhen në Prishtinë!

Reperi i famshëm kosovar Capital T, përmes një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e madh.

Duke publikuar disa imazhe ai zbuloi se për herë të parë do të jetë pjesë e një filmi të Hollivudit, shkruan Indeksonline.

Capo është aktori i parë shqiptar që është bërë pjesë e një filmi të tillë, të këtij niveli.

Filmi i cili titullohet “Jericho Ridge” vjen në bashkëpunim me producentët dhe aktorët të cilët kanë fituar shumë tituj.

Gjithashtu Capo zbuloi se xhirimet e këtij filmi do të bëhen në Prishtinë- Kosovë.

Më poshtë postimi i plotë.

Jam i emocionuar të njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, i cili drejtohet nga Will Gilbey – fituesit të çmimit Bafta! Jam i gatshëm për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta .

Do të bëj çmos që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë shumë faleminderit që më keni përzgjedhur mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.

Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne ❤️“, shkroi Capo në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/