23:58 / E Premte, 19 Gusht 2022 / MSH

Capital T befasohet nga fansja, merr dhuratën e “përjetshme”

Capital T është nga rep artistët më të pëlqyer shqiptarë.
Një fanse e tij i ka bërë një dhuratë të përjetshme reperit duke realizuar një tatuazh ku paraqet titullin e albumit më të fundit “Heart Broken Kids”.

Këtë e ka zbuluar vetë artisti me anë të një Instastory ku ka zbuluar se e ka takuar fansen e tij në koncertin më të fundit në Korçë.

Ndryshe artisti mbetet aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.

Projekti i tij i fundit erdhi në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Anxhela Peristerin dhe Mandi Nishtullën dhe titullohet ‘Habibi’.

Ndërkohë, ai do të jetë edhe përformues në një nga festivalet më të mëdha në Ballkan, Sunny Hill Festival Tirana.