Capital T bëhet gati për një darkë romantike

Reperi i njohur kosovar, Capital T rrallëherë ka folur për jetën e tij private.
Edhe pse është përfolur me qindra herë rreth statusit të tij, ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë se kush i ka rrëmbyer zemrën, shkruan Indeksonline.

Sonte përmes një imazhi tejet provokues ku vuri në pah muskujt shkroi se është gati për një darkë romantike.
Komentet ishin të shumta, duke e komplimentuar për këtë paraqitje./Indeksonline/