75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Capital T çaste gëzimi me fëmijët e Down Syndrome Kosova

Përveç një reper i suksesshëm, Capital T shpesh ka treguar që është një njeri me zemër të madhe.

Atë shpesh e kemi parë në nisma humanitare, ndërsa sot ai një pjesë të ditës e ka kaluar me fëmijët e prekur me sindromin down.

Fëmijët duken mjaftë të lumtur me vizitën e Capital-it.

Kujtojmë që artisti së fundmi solli projektin muzikor “Kujtime” që u prit jashtëzakonisht mirë nga audienca, ku për një muaj është dëgjuar në kanalin youtube mbi 11 milionë herë./Indeksonline/