75 Mall Live Search
13:15 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Capital T dhe Majk publikojnë sot këngën ‘Hala’

Dy prej reperëve më të suksesshëm shqiptar kanë bashkuar forcat për një tjetër bashkëpunim.

Bëhet fjalë për Capital T dhe Majk të cilët sot do të publikojnë këngë e re me videoklip, shkruan Indeksonline.

Këtë e kanë bërë të ditur të dy artistët përmes rrjeteve sociale ku edhe kanë treguar kohën e lansimit.

“Sot ora 17 : 00 , Majk x Capital t – Hala ..”, kanë bërë të ditur artistët në Instagram.

Kujtojmë që Majk dhe Capital T kanë edhe dy bashkëpunime më parë të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshëm, e njëjtë pritet të ndodhë edhe me këngën e re.

Ndryshe, ditë më parë Capital T zbuloj poashtu që është në përgatitje të albumit të ri./Indeksonline/