11:02 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Capital T gati për koncertin në Tiranë, takohet me Erion Veliaj

Reperi i njohur, Capital T ka nisur numërimin prapa për koncertin e tij më të madh në karrierë i cili mbahet në Tiranë.

‘Time Capsule’ do të mbahet me 19 shtator në sheshin Nënë Tereza dhe tashmë përgatitjet janë drejt finalizimit, shkruan Indeksonline.

Capital T sot ka takuar Kryetarin e Bashkësi së Tiranës, Erjon Veliaj i cili ka treguar mbështetjen  e tij për projektin e reperit kosovar.

Në një postim në Instagram, Kapo ka falënderuar Veliajn për përkrahjen.

“Miremengjes nga Bashkia e Tiranes, faleminderit Kryetar Erion Veliaj per suportin e madh ne projektin tone TIME CAPSULE i cili do te ndodh pas disa ditesh ne sheshin Nene Tereza. Shihemi me 19.09.19”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, ky është koncerti i parë i reperit me përmasa të tilla ku pritet të mblidhen një numër i madh adhuruesish./Indeksonline/