75 Mall Live Search
18:30 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Capital T’ iu uron mirëseardhje në Prishtinë të prekurve nga tërmeti, duke përfshirë gjitha shpenzimet

Reperi i njohur shqiptar që njihet si ‘Capital T’ është shprehur i hapur për tu dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë, që janë prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një video, që ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, ai u bën thirrje gjithë atyre që kanë nevojë të kontaktojnë dhe do të jenë të mirëseardhur në Prishtinë me gjitha shpenzimet e mbuluara, shkruan Indeksonline.

“Jemi thellësisht të prekur nga fatkeqësia që ka ndodhur në Shqipëri.  Jeni të mirëseardhur në Prishtinë me gjitha shpenzimet e hjekura për strehim dhe gjitha nevojave të tjera. Jemi me ju, ju përkrahim deri në momentin e fundit. Zoti ju ruajt” , ka thënë Capital T në videon që e ka shpërndarë.

Kujtojmë që kërkimet për gjetjen e mundshme të njerëzve që mund të jenë të gjallë nën gërmadha, po vazhdojnë me intensitet të lartë. /Indeksonline/