75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Capital T kujton fillimet e karrierës, përcjell mesazh motivues

Reperi i njohur kosovar, Capital T mbete nga artistët e preferuar në vend dhe jo vetëm.

Ai numëron suksese të shumta , dhe ende po vazhdon të sjell risi në tregun e muzikës, shkruan Indeksonline.

Së fundi reperi ka kujtuar fillimet e karrierës përmes një postimi në InstaStory.

Reperi përmes postimit ka dhënë mesazh motivues për të gjithë ata që kanë një ëndërr, që të qëndrojnë  prapa saj dhe të punojnë për të.

“M’kujtohet “Ma e Mira”. Isha n’fillimet e karrieres Edhe kete projekt e kom realizu komplet vet muziken, tekstin, melodine, ingjizimin e finalizimin N’home studion tem t vogel n vlere 100o #. Morali i historiese: Ska ransdi sa investon ose n’cfar studio me standarde boterore punon nese si shkrun ndjenjat e perjetimet tua kanga ska shpirt edhe smunet mi mbijetu kurr kohes Kshtu qe veq bone qoft edhe me telefon ska randsi. Edhe publikoje leje boten le ta nin nese vertet vlen ka me pase sukses pamvarsisht promos a suportit prej tjerve apo investimit”, ka shkruar Capital T.

Ndërkohë reperi ka zbuluar se po planifikon edhe një koncert tjetër si ai i Tiranës ‘Time Capsule’./Indeksonline/