12:20 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Capital T mesazh për adhuruesit: Qëndroni vetvetja

Capital T po përmbyll një vit të suksesshëm me përplot angazhime.

Reperi i njohur kosovar, vjen në secilin projekt unik prandaj edhe në një postim të fundit ka dhënë një mesazh për adhuruesit e tij, shkruan Indeksonline.

“Kur kqyri n’pasqyrë e shoh Trimin jo Capital T’n qëndroni vetja, bëhuni real”, ka shkruar Capital T.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar se është drejt finalizimit të projekteve të reja, ndërsa në fillim të vitit 2020 pritet të publikoj albumin e ri.

Kënga e tij e fundit mban titullin “Akull” dhe u mirëprit nga adhuruesit e tij të shumtë./Indeksonline/