75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Capital T nderohet me çmim nga “ODA”

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë është mbajtur eventi “ODA” ku morën pjesë emra të njohur të skenës sonë.

Në këtë mbrëmje gala e cila organizohet nga vajza e madhe e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Agnesa Hadërgjonaj dhe nga Ketrina Jarazi, iu kushtua vëmendje edhe tragjedisë të tërmeti që goditi Shqipërinë, më 26 nëntor të vitit që lamë pas.

Me këtë rast, gjatë mbrëmjes u nderuan shumë personazhe, ndër ta edhe reperi i njohur shqiptar, Capital T.

Reperi u nderua me çmim për kontributin në muzikën e mirëfilltë shqipe që ka realizuar deri tani dhe që po vazhdon ta bëjë ende.

“ODA 2020″. Me vëllezërit e mi. Faleminderit për respektin! Vazhdojmë bashkë përpara!”, ka shkruar Capital T në Instagram pas marrjes së çmimit./Indeksonline/