14:41 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Capital T paralajmëron koncerte të tjera si ai në Tiranë?

Reperi prishtinas, Capital T në muajin shtator organizoi koncertin më të madh të karrierës të cilin e mbajti në Tiranë.

Por, ndonëse ishte i pari i formatit të tillë duket se ky nuk do të jetë edhe i fundit, të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet vetë reperi në postimin e radhës në llogarinë e tij personale të Instagram-it, shkruan Indeksonline.

Reperi ka sjellë një përmbledhje të koncertit recital të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku edhe zbuloi se shumë shpejt do të sillte edhe tjera projekte të tilla.

“TIME CAPSULE. Udhëtimi i parë në kohë i realizuar në Tiranë nga sheshi “Nënë Tereza”, më shumë udhëtime së shpejti.”, ka shkruar Kapo sipër videos.

 Kujtojmë se krahas koncertit recital, reperi ka qenë i angazhuar edhe me koncerte të tjera gjatë sezonit veror, ndërsa ka publikuar edhe disa projekte të suksesshme muzikore./Indeksonline/