23:28 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Capital T planifikon një tjetër “Time Capsule”, por ka një dilemë

Një ndër artistët më të suksesshëm shqiptare, Capital T ka përgatitur edhe një befasi tjetër për adhuruesit e tij

Pas koncertit “Time Capsule” që mbajtur në Tiranë në muajin shtator, kësaj radhe planifikon një tjetër koncert të të njëjtit nivel, për këtë herë  në Evropë.

Reperi është në mëdyshje se në cilin shtet do ta mbaj, prandaj ka pyetur adhuruesit për sugjerime.

“Time Capsule 3, Ne Europe. Cilin Qytet?”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Ndryshe, Kapo gjatë sezonit veror ka sjellur edhe disa projekte muzikore, i fundit është ai me Elvana Gjatën ‘Fustani’./Indeksonline/