21:36 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Capital T po përgatit diçka të re, thotë që do ta sjellë së shpejti

Ndër artistët më të pëlqyer nga publiku shqiptar është Capital T.

Ai nuk po ndalet së punuari për projekte të reja, e këtë po e dëshmon me anë të Instastory që i publikon çdo ditë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ai përmes një postimi ka dhënë lajmin që presin me padurim fansat e tij.

Aty shihet bashkë me ekipin e tij, duke paralajmëruar që është duke e bërë gati këngën e re.

“Projekte të reja rrugës”, ka shkruar Capital T./Indeksonline/