19:12 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Capital T premton një super koncert në Tiranë

Capital T ka filluar numërimin prapa për koncertin e shumë pritur në Tiranë.  

Dhe për këtë reperi nga Kosova ka premtuar një spektakël të madh ashtu siç nuk është arë ndonjëherë në trojet shqiptare, madje përgatitjet i kanë tejkaluar pritshmërit e tij, shkruan Indeksonline.

Në një postim në Instagram Kapo ka sjellur fotografi nga përgatitjet finale që po bëhen rreth organizimit të koncertit.

“#TIMECAPSULE update : Une me ekipin po punojme fort qe tju dhurojme nje super show, po tejkalohen pritshmerite e secilit prej nesh me gjithe kete energji pozitive dhe padyshim kjo osht dicka qe se keni pa ma heret ne Trojet tona. A jeni gati ? — 19.09.19”, ka shkruar reperi sipër imazheve.

Ndërsa, përveç përgatitjeve për koncert reperi poashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell edhe disa projekte muzikore brenda këtij viti./Indeksonline/