14:04 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Capital T reagon për këngën “Akull”, që ia nxorën ilegalisht

Capital T ditë më parë kishte paralajmëruar projektin më të ri.

Kënga mban titullin “Akull” dhe këngëtari përmes një postimi ka thënë se kënga do të promovohet më 23 nëntor 2019, shkruan Indeksonline.

Por, kënga doli më herët, pasi që ia kishin lansuar këngën ilegalisht.

Në lidhje me këtë artisti i mirënjohur reagoi përmes një postimi në Instagram.

Ai tha se edhe pse kënga është vjedhur dhe nxjerr ilegalisht, ai është i lumtur që njerëzit e kanë edhe janë knaq t’u e ngu.

Capital T paralajmëroi edhe videoklipin për të cilin tha se do t’ju pëlqejë edhe më shumë, që do të jetë premierë nesër në orën 15:00.

Postimi i plotë:

“Kurr ma heret sjom kon ma excited per naj release se sa per “AKULL” edhe pse kanga osht vjedh edhe lansu ilegalisht jom i lumtur qe njerzt e kan edhe jon knaq tu e ngu e tash me kualitetin adekuat e bashkangjitun me ni video qe e pasqyron mas miri kangen besoj qe ka me ju pelqy hala ma shume, shihemi neser ne ora 15:00 • PREMIERE ne kanalin zyrtar ne Youtube.com/truekapo”/Indeksonline/

View this post on Instagram

AKULL ?❄️ 23.11.2019 ????

A post shared by Capital T (@truekapo) on