21:12 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Capital T sheh nga afër koncertin e Drake

Reperi kosovar, Capital T ka pasur mundësinë të shijojë nga afër një koncert të reperit të famshëm, Drake.

Ai duket se e ka shijuar tej mase këtë mbrëmje teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram momente nga ky koncert.

Capital madje ka shkruar edhe një shkrim ku ka thënë:

Kur sheh nga afër koncertin e një artisti si Drake, inspirohesh dhe mendon që publiku shqiptar meriton të tilla koncerte… Meriton të shijojë vërtet një skenë që ka të gjitha elementet që duhet me i pasë një shoë. Larg asaj që ju ka servu deri tash. Bashkë mujm me bo diçka të madhe, bashkë mujm me i tejkalu limitet edhe me dal jashtë kornizave.