Capital T shtron iftar në shtëpinë e të moshuarve në Suharekë

Reperi i njohur Capital T përveç muzikës njihet edhe si person bamirës.
Ai ka ndihmuar shpesh herë familjeve në nevojë, shkruan Indeksonline.
Në muajin e shenjtë të ramazanit, ai vizitoi shtëpinë e pleqve në Suharekë duke i’u shtruar iftar.
Këtë e bëri të ditur Halil Kastrati përmes një publikimi në Instagram.
“Me Agim dhe Trim Ademin. Zoti ju dhashte bereqet per Iftarin e shtruar ne shtepine e te moshuarve” shkroi humanisti krahë imazhit./Indeksonline/