75 Mall Live Search
11:41 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Capital T s’i ndahet ushtrimeve: Në palestër harroj të gjitha problemet dhe obligimet

Reperi Capital T krahas angazhimeve gjen kohë që t’i përkushtohet ushtrimeve fizike që fal palestrës ka një trup që secili mashkull do e kishte lakmi.

Edhe këtë ditë vikendi, reperi e ka nisur pikërisht nga palestra, duke treguar për rëndësinë që ka ky vend për të.

Në një postim në Instagram Kapo u shpreh se në palestër  i harron krejt problemet e obligimet edhe largon energjitë negative.

“Kurrë mos i ndalni ushtrimet, njerzt m’vesin a flen n gym a ? Po une flej n’gym 1 her e shpesh edhe 2 her n dite ushtroj se qaty i harroj krejt problemet e obligimet edhe shkarkohna prej energjise negative. Plus e dua këtë sport/ Sesioni i fundjavës: pak ërestling, sparring and pads në lagjen time, ku filloi e gjitha”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, së fundi u përfol se Capital T dhe Ledri Vula shumë shpejt pritet të vijnë me një bashkëpunim./Indeksonline/