Capital T sjell detaje nga albumi i ri, zbulon datën e promovimit

Capital T është duke u bërë gati për promovimin e albumit të ri e që është i katërti në karrierë.
Albumi mban titullin: “Skulpturë” dhe do të publikohet në dy pjesë, kështu ka bërë të ditur vetë reperi.

Capital T zbuloi se pjesa e parë e albumit pritet të promovohet më 1 korrik, transmeton Indeksonline.
“Studio Albumi jem i 4t #SKULPTURË, i cili promovohet me 2 pjesë. PJESA 1 vjen më 1 korrik. A JENA GATI ME SHKATRRU LOJËN”, ka shkruar reperi.

Rikujtojmë se pjesë e këtij albumi është edhe bashkëpunimi “DMP” me reperin e njohur, Ledri Vula që u promovuar pak ditë më parë dhe tashmë është kthyer në një hit./Indeksonline/