19:13 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Capital T sjell surprizë për fansat e tij në Shqipëri

Mesa duket nga Capital T nuk na presin vetëm hite, por dhe surpriza të shumta!

Krijuesi i disa hiteve për vitin 2019-të si, “Fustani”, “200 ditë”, “Mercy”, “Kujtime”, “Hookah”, “Borëbardha”, “Drama” duket se nuk do e lërë me kaq.

Capital T postoi në Instagram një foto të një kutie misterioze në të cilën shkruan datën 19 shtator 2019.

Capo do të vijë  me një super koncert që do të zhvillohet në “Sheshin Nënë Tereza” në muajin shtator.

Koncerti me përmasat gjigande të jetë një nga organizimet më të bukura dhe më të mëdha që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

View this post on Instagram

19.09.19

A post shared by Capital T (@truekapo) on