75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / AR

Capital T: Suksese djemve tanë në një sfidë të fortë kundër një ekipi si Spanja

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024.

Capital T me këtë rast ka bërë një postim në rrjete sociale, duke i uruar suksese yjeve të kombëtares.

“Suksese djemve tanë nesër në një sfidë të fortë kundër një ekipi si Spanja”, ka shkruar ai.Reperi i njohur tutje shtoi: “Përjetësisht me ty”. 

Artisti shqiptar po ashtu ka publikuar edhe këngën “Albania”, që e bëri pikërisht për ta në këtë Kampionat.