12:55 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Capital T u shkëput nga Instagrami, kjo mund të jetë arsyeja

Capital T u “zhduk” papritur nga rrjeti dhe pyetja e fansave është një: Pse? Në profilin e reperit vërehet vetëm shifra prej 1.2 milionë ndjekësish, ndërsa të gjitha postimet e tjera janë fshirë nga Instagrami i Kapos.

Një strategji e tillë ka nisur të përdoret gjerësisht nga artistë të huaj dhe shqiptarë, e jo pa arsye. Zakonisht, është kjo mënyra që zgjedhin këngëtarët së fundmi për të paralajmëruar projektet e reja. Nëse ka diçka që njohim me siguri lidhur me Capital T, është pasioni i tij për punën. Vështirë ta shohim reperin të pa angazhuar në këngë e klipe, ndërsa albumi “Skulpturë” bëri që Kapo ta dedikojë gjithë energjinë në këtë përmbledhje këngësh.

Çfarë mund të ketë tani në plane reperi? Album? Këngë? Apo një koncert siç vetëm ai di ta organizojë? Në raste si ky, nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim! /News31