75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Cara Delevingne rikthehet në formë, modelja shfaqet mahnitëse pas videove shqetësuese

Pas shqetësimit të publikut për shëndetin e saj, për shkak të videove alarmante që ishin publikuar, Cara Delevingne tregon se është kthyer në “normalitetin”.

Modelja është parë në Javën e Modës në Paris, ku ka kaluar në tapetin e kuq, duke u treguar të gjithëve se mund të qëndrojë sërish në këmbë.

30-vjeçarja ishte veçanërisht magjepsëse dhe seksi, duke zgjedhur një fustan të zi të shkurtër dhe çizme të larta dhe dukej shumë më ndryshe nga sa ishte shfaqur në videot e fundit.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth gjendjes së saj shëndetësore. Askush nuk e di nëse ajo vërtet kishte përdorur drogë apo kishte një shpërthim emocional. Megjithatë, paraqitja e saj në Javën e Modës në Paris tregon se kjo është diçka që mund të kapërcehet. /abcnews.al