Carabao Cup/Super ndeshje sot, vëmendja te City kundër Chelseat

Carabao Cup do të vazhdojë aksionin sot me disa ndeshje tejet interesante, ku skuadra të shumta do të synojnë të sigurojnë sot kalimin tutje nga raundi i tretë i kësaj gare.
Programin e sotëm do ta hapin gjashtë ndeshje të cilat zhvillohen nga ora 20:45, ku më interesantet do të jenë ajo mes Arsenalit e Brightonit dhe Nottinghamit e Tottenhamit.
Ndërkaq, me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshje, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Etihad” ku Manchester City e pret në shtëpi skuadrën e Chelseat.
Krahas derbit mes Cityt dhe Chelseat do të zhvillohet përballja tjetër interesante mes Liverpoolit dhe skuadrës së Derbyt.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm në Carabao Cup.
20:45 Arsenal – Brighton
20:45 Newcastle United – Crystal Palace
20:45 Nottingham Forest – Tottenham
20:45 Southampton – Sheffield Wednesday
20:45 West Ham United – Backburn
20:45 Wolverhampton – Leeds United
21:00 Liverpool – Derby
21:00 Manchester City – Chelsea