12:33 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Carabao Cup” – Tottenhami do të luajë kundër Chelseas

Ndeshja e planifikuar midis Tottenhamit dhe Leytonit më 22 shtator nuk u zhvillua pasi skuadrës së Leytonit i rezultuan disa futbollistë me koronavirusin.

Duke parë rregulloret, bordi i Premier Ligës ka vendosur që ta anulojë këtë ndeshje dhe Tottenhami vazhdon në rundin tjetër, kurse Leytoni eliminohet, transmeton Indeksonline.

Në rundin tjetër, Spursi do të takohet me Chelsean. Ndeshja do të zhvillohet më 29 shtator në orën 20:45./Indeksonline/