Cardi B: E meritoj të jem në kopertinën e “Vogue”

Nicki Minaj ka folur për shumë gjëra në një intervistë.
39 vjecarja tha se merr të holla nga rrjetet sociale, duke qenë mjaftë e pëlqyer nga publiku, transmeton Indeksonline.
“Rrjetet sociale sapo kishin nisur të hynë në trend kur fillova të njihesha më shumë. Unë isha njëra nga femrat që përbuzesha në internet dhe në mediat sociale. Çdo ditë vazhdoja dhe kishte histori të re, histori të sajuar ose ndonjë fotografi të keqe”, u shpreh Minaj.
“Nuk kam bërë ndonjë operacion në atë kohë. Gjithçka për të cilën doja të flisja ishin të pasmet e mëdha”.
“Ju mund të mendoni se hip-hopi është zhanri më i popullarizuar në botë dhe do të mendonit se reperja më e famshme e të gjitha kohërave jam unë, por duket se nuk qëndron ashtu sepse asnjëherë nuk kam qenë pjesë e ‘American Vogue’. Por kush e bën një repere me ngjyrë. Njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj që po bëjnë, si po i trajtojnë njerëzit me ngjyrë”.
Nicki shtoi se ajo është në garë për një rol të ardhshëm në film. “Po punoj me një regjisor që punon për një film. Është një rol më i madh se sa kam marrë ndonjëherë.”/Indeksonline/