75 Mall Live Search
16:56 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / MSH

Cardi B endet në metron e New York-ut, po e shet albumin e saj

Shumë fansa e kanë parë Cardi B-në si asnjëherë më parë.

Reperja e njohur ka thyer çdo kufi të saj duke dalur në rrugë dhe duke i shitur vet kopjet e albumit të saj, shkruan IndeksOnline.

Para disa ditësh, Cardi u pa në një trotuar duke i ftuar kalimtarët e rastit të blejnë albumin “Am I The Drama?”.

Dje, ajo u shfaq në metronë e New York-ut, e veshur në menyrë të thjeshtë, me pakon përplot kopje të albumit, e gatshme për t’ua shitur pasagjerëve të interesuar.

Albumi i Cardit del në shitje zyrtarisht më 19 shtator./IndeksOnline/