11:23 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Cardi B, fytyra e re e Pepsi-t!

Reperja e famshme Cardi B sapo është bërë fytyra e re e reklamës së pijes Pepsi.

Cardi B, e cila është duke punuar në projektin e saj më të ri, ka bërë një hap tjetër të madh në karrierë. Është mësuar që ajo ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Pepsi në të cilën kanë marrë pjesë edhe yje të tjerë të muzikës si : Michael Jackson, Beyonce dhe Britney Spears

Burime të afërta thonë që Cardi ka nënshkruar kontratën me Pepsi dhe poashtu ka përfunduar xhirimet e reklamës e cila do të shfaqet gjatë lojës së futbollit Super Bowl, të cilën e shikojnë me qindra milion njerëz,në muajin e ardhshëm.

Vlen të ceket që reperja ka pasur një sukses të bujshëm në vitin 2018 dhe po duket se edhe 2019-ta po i ecë ende më mirë./Indeksonline/