75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 31 Tetor 2025 / H F

Cardi B habit fansat, pohon se nuk i ka larë flokët për tre muaj

Reperja e njohur amerikane Cardi B ka bërë një rrëfim që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pas një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram Live.

Gjatë bisedës me ndjekësit e saj, artistja u shfaq me një kapelë elastike që zakonisht vendoset nën paruke dhe pranoi se kanë kaluar muaj të tërë pa larë flokët natyralë.

“Nuk i kam larë për rreth dy muaj,” tha ajo fillimisht, për të shtuar më pas me humor: “Në fakt, ndoshta tre… nuk jam e sigurt.”

Në të njëjtin transmetim, 33-vjeçarja bëri edhe një koment që tërhoqi vëmendje:

“Mund të kem të gjitha llojet e vezëve të insekteve këtu brenda,” u shpreh ajo duke treguar nga koka e saj.

Megjithatë, reperja tregoi se planifikon të kujdeset për flokët e vet shumë shpejt.

“Duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe ndoshta të mërkurën do t’i bëj gërsheta,” shtoi ajo.

Deklaratat e Cardi B janë bërë virale në platformën X (ish-Twitter), ku shumë përdorues kanë reaguar me habi dhe humor ndaj mënyrës së saj të kujdesit për flokët.