Cardi B i shan fansat, zhduket nga rrjetet sociale

Reperja e famshme, Cardi B, nuk ishte e lumtur në rrjetet sociale.
Edhe pse ishte e nominuar në ‘Grammy 2022’, për performancën më të mirë, në rrjetet sociale u kritikua për mospjesëmarrje, transmeton Indeksonline.
Lidhur me këto reagime, ajo u largua dhe shau fansat që po e kritikonin.
“Po e fshij Twitterin tim, por Zoti e urrej këtë sjellje të fansave”, postoi Cardi B (sipas Billboard ).
Ajo më pas shpjegoi: “Unë kam postuar në historitë e mia të IG ku kam qenë … sikur jam në shtëpinë time dhe jam në NY.”
Më pas ajo çaktivizoi llogarinë në Twitter dhe Instagram./Indeksonline/