75 Mall Live Search
10:57 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Cardi B ndahet nga bashkëshorti, pas 3 vitesh martesë

Cardi B i ka dhënë fund martesës me reperin Offset dhe ka bërë kërkesën për divorc.

Reperja paraqiti dokumentet gjyqësore në Gjeorgji duke treguar se ajo po kërkon të divorcohet.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të siguruara nga TMZ, Cardi po kërkon kujdestarinë ligjore të vajzës së tyre 2-vjeçare, Kulture. Ajo dëshiron që Offset të paguajë për mbështetjen e fëmijës.

Reperja gjithashtu e bën të qartë në dokumentet e saj se ata janë aktualisht të ndara dhe “nuk ka asnjë mundësi për pajtim”.

Cardi poashtu po kërkon një ndarje të drejtë të të gjitha pasurive martesore.

Cardi dhe Offset u martuan fshehurazi në 2017 dhe zbuluan statusin e tyre  një vit më pas, ndërsa janë prindër të një vajze./Indeksonline/