12:48 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Cardi B ndan fansat në dy grupe pasi zbuloi planin për fëmijën e dytë

Reperja Cardi B ka ndarë fansat e saj në dy grupe pas një postimi në Twitter.

“Do të zemëroheshit me mua nëse do të mbetesha shtatzënë përsëri?” kishte shkruar në postimin e saj Cardi.

Komentet e fansave ishin të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Kishte nga ata që dëshironin që reperja të bënte një turne para se të mbetej shtatzënë përsëri por kishte edhe nga ata që dëshironin që ajo të kishte një fëmijë tjetër.

Më herët gjatë këtij viti Cardi B u bë nënë për herë të parë./Indeksonline/