75 Mall Live Search
14:02 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Cardi B “ndez” skenën me performancë, në Miami

Cardi B, Wiz Khalifa, Ludacris, Charlie Puth dhe Ozuna. Ishin disa nga emrat që morën pjesë në koncertin F9 në Miami në kuadër të lansimit të pjesë së 9-të të “Fast and Furious”.

Cardi B parakaloj në tapetin e kuq në një fustan ngjyrë vjollcë, ajo më vonë zbuloj gjoksin e saj të bollshëm në një tjetër veshje ndërsa performoi meloditë e saj hit në skenë për publikun.

Cardi B, e cila lindi Belcalis Marlenis Almanzar, kompletoj dukjen me thonj të gjatë ngjyrë kristali.

Reperja përfundoj pamjen e saj tërheqëse me buzëkuq me shkëlqim dhe hijen e syve rozë, ari dhe bakri.

Kujtojmë që Cardi B merr pjesë si aktore në filmin më të ri “Fast and Furious 9” i cili del në teatër me 22 maj.

Ndryshe, Cardi B është e martuar me reperin Offset me të cilin ka një fëmijë./Indeksonline/