Cardi B “në hall” me vajzën e saj!
Reperja e famshme amerikane e cila më parë punonte si striptizere në lokale të ndryshme, Cardi B,duket se nuk po mund as të flejë për shkak të vajzës së saj, Kulture.
Ajo e ka shprehur edhe me publikun këtë gjë pasi që postoi disa momente kur vajza e saj zgjohet në orët e hershme të mëngjesit duke e lënë edhe reperen pa gjumë ndonëse ajo duhet të zgjohet herët në mëngjes për xhirime.



Cardi është përfolur shumë për ndarjen nga burri i saj e njëkohësisht babain e vajzës së saj, Offset, me të cilin është ribashkuar prapë para disa ditëve./Indeksonline/