75 Mall Live Search
19:47 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cardi B nuk pranoi të paraqitet në ‘Super Bowl’ në solidaritet me Colin Kaepernick

Edhe pse eventi i gjysmës së parë ‘Super Bowl’është një ngjarje e profilit të lartë, Cardi B ka refuzuar mundësin që të jetë pjesë e ksaj ngjarje. 

Sipas raporteve, reperja refuzoj mundsin për të performuar ‘Girls Like You’ me Maroon 5, sepse ajo kishte kërkuar një pagesë më të madhe, mirpo sipas Page Six përfaqësuesi i Cardi B ka mohuar të ketë kërkuar 1 milion dollar. 

Në vend të kësaj, raportet thonë se reperja e ‘Money’ nuk do të performojë në solidaritet me mbrojtësin e ekipit të futbollit amerikan Colin Kaepernick, i cili nuk është ri-nënshkruar në Ligën Kombëtare të Futbollit që kur u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar të SHBA, në shenjë proteste kundër racizmit me 24 dhjetor 2018, shkruan Radio Urban FM.

Sipas ‘The Rolling Stone’, Cardi B tha se nuk do të performonte në Super Bowl derisa “ata përsëri të punësojnë Colin Kaepernick”. Artistë të tjerë, si Rihanna kanë bojkotuar Super Bowl për mënyrën se si u trajtuan lojtarët që u gjunjëzuan gjatë himnit kombëtar.  Super Bowl 2019 zhvillohet në Atlanta më 3 shkurt 2019.